E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi, zbret në Sarandë

Qytetarët sarandiotë, i janë bashkuar thirrjes së Aleancës Kuq e Zi, për kundërshtinë ndaj rregjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Vullnetarët e këtij grupimi, kanë qenë dje në qytetin e Sarandës, në kuadër të një turi të ndërmarrë në të gjithë vendin për të mbledhur nënshkrime nga shtetasit shqiptarë, për të suprimuar rregjistrimin e popullsisë së Republikës së Shqipërisë ku lejon vetdeklarimin e kombësisë dhe të fesë.
 

Aleanca Kuq e Zi, u instalua në një nga rrugët më të populluara të qytetit, në orën 9:00 të mëngjesit. Dje qytetarët sarandiotë janë treguar të interesuar për firmosjen e këtij peticioni kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Dhjetëra qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Aleancës Kuq e Zi, për të nënshkruar peticionin që kundërshton rregjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare.
 

Përfaqësues të këtij grupimi, kanë apeluar tek qytetarët, t`i bashkohen kësaj iniciative, e cila ka për qëllim të rrisë artificialisht numrin e minoriteteve në vend. I ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të firmosin peticionin e Aleancës Kuq e Zi sepse është për të mirë të kombit dhe në të mirë të të gjithëve, ka deklaruar Fatrin Hajno, kreu i degës së Aleancës Kuq e Zi në Sarandë.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, janë shprehur të kënaqur me ritmin e nënshkrimeve për ditën e djeshme nga ana e qytetarëve sarandiotë, të cilët i janë bashkuar kësaj thirrjeje. Brenda një harku kohor prej 3 orësh, 500 ishte numri i firmëtarëve të peticionit të Aleanca Kuq e Zi.
 

Kjo iniciativë pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të Sarandës e Delvinës, ku ndjeshmëria për këtë çështje, është e madhe.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›