E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret gruaja lehone

Një 20 vjeçare, nënë lehonë e një foshnje tre javëshe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavlash të rrethit të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit Silvana Bitri është gjetur e vetëvarur në litar në kasollen e bagëtive nga vjehrra e saj, në orët e para të mbrëmjes së të mërkurës.

Mësohet se 20-vjeçarja po kalonte një gjendje depresioni pas lindjes por e krijuar edhe nga mungesa e gjatë e bashkëshortit që ishte në emigracion. 20 vjeçarja vetëm tri javë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pas martesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›