Irritohet Malaga: UEFA të hetojë, padrejtësi dhe racizëm ndaj nesh
Pas përmbysjes tragjike, nga 2-1 për spanjollët, në 3-2 për gjermanët e Borusias së Dortmundit, në minutat shtesë të ndeshjes, presidenti i Malagas flet për një padrejtësi të madhe, madje e cilëson racizëm atë që gjyqtarët i bënë ekipit të tij. "Nuk është futboll, por racizëm. Shpresoj që UEFA të merret seriozisht me këtë çështje. Jemi shumë të indinjuar që të dalim në këtë lloj mënyre nga Liga e Kampioneve, sepse është e padrejtë, madje raciste do të thoja, mënyra se si është gjykuar ndaj nesh. Futbollistët e mi do t'i cilësoja kampionë të vërtetë në fushë", - ka deklaruar i irrituar, presidenti i Malagas, Al-Thani. Ndërsa trajneri i Malagas, Manuel Pelegrini, pas ndeshjes, e ka komentuar kështu: "Diçka u ndryshua, sepse pas rezultatit 1-2, gjyqtari nuk vërshëlleu më. Në njërin gol të gjermanëve ishin dy futbollistë të tyre dukshëm në pozicion jashtë loje".
(a.k/eduardilnica/BalkanWeb)
(a.k/eduardilnica/BalkanWeb)