Tirana, zona e Europës kalon përmes Kukësit
Ka mjaftuar ajo fitore ndaj Skënderbeut që Tirana të besojë në këtë fund të sezonit për një vend në Kupat e Europës. Jo vetëm matematika e lejon këtë, por edhe besimi që ka krijuar skuadra, tashmë është në nivele të larta. Por nëse Skënderbeu u kalua me sukses, një tjetër sfidë e vështirë është përpara. Në fundjavë Tirana do të ndeshet me Kukësin në transfertë, një sfidë shumë e vështirë, madje në nivelin e një kundërshtari si Skënderbeu, pasi verilindorët jo vetëm që renditen më lart, por kanë qenë pikërisht ata të cilët skualifikuan Tiranën për kupë, duke fituar 4-0 në shtëpi. Por gjërat mund të kthehen në favor të Tiranës me një fitore në Kukës, dhe trajneri Dede, ashtu si një javë më parë, është duke u përgatitur të marrë fitoren e tretë radhazi, çka do të bënte që Europa të ishte fare pranë pastaj.
(a.k/eduardilnica/BalkanWeb)
(a.k/eduardilnica/BalkanWeb)