Meta: Është koha për reforma dhe jo akuza

Ai tha se LSI-ja ka apeluar prej muajsh një Pakt Kombëtar për integrimin.
“I kemi të qarta të 12-ta prioritet dhe rekomandimet apo mund të quajmë edhe kushtet apo standardet e Bashkimit Evropian. Natyrisht që këto angazhime kërkojnë një përgjegjshmëri edhe më të madhe nga të gjithë dhe në radhë të parë nga vetë opozita. Nuk mund të vëmë njëri-tjetrit kushte mbi kushtet për një proces i cili është interesi kombëtar i të gjithë shqiptarëve sikurse është integrimi evropian i Shqipërisë”, theksoi ai.
Meta tha se tani është koha për të kryer reformat integruese dhe jo për të akuzuar njëri-tjetrin. “Tani është koha për të plotësuar standardet që kërkon Bashkimi Evropian. Ky është interes qytetar, ky është interes kombëtar për secilin ndaj nesh pa dallim nga përkatësia partiake dhe natyrisht që sa më shpejt t’i realizojmë këto detyrime aq më mirë është për të gjithë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2011-10-06 09:13