E Diel, 1 Nëntor 2026

Mania e Botoksit, i jep vajzës 7-vjeçare, 8. 500 euro për ndërhyrje

Secili prej nesh kërkon që pamja të jetë sa më perfekte, duke mos kursyer ndërhyrjet e operacioneve plastike. Kur ato kthehen në mani, simbolika që ajo mbart është thjesht tepri.

Një histori krejt e veçantë vjen nga Anglia, kur një nënë i dhuron së bijës 7-vjeçare Poppy Burge, një shumë të hollash për të kryer në të ardhmen ndërhyrje të cilat ajo do ti shohë si të arsyeshme.

Një dhuratë për Krishlindje është gjëja me perfekte në të cilën i ka bërë e ëma e saj, duke i ofruar një çek me 8.500 euro, të cilat do ti shërbejnë pas moshës 16-vjeçare vajzës së saj.

Kjo çështje mesa duket ka gjetur teren për tu debatuar nga opinjoni publik britanik, sa i takon gjetjes së fundit të Sarah Burge, e cila është cilësuar si Barbi Njeri. Ky lloj cilësimi i është bërë pasi ajo ka kryer rreth 100 ndërhyrje.

Zonja Burge është cilësuar si një e varur nga Botoksi. E vetëshpallur në të kaluarën si një mbajtëse e rekordit botëror për përdorimin e kirurgjisë plastike, ajo gjatë viteve ka shpenzuar 600.000 euro për të modifikuar pamjen e saj fizike.

Pasioni i saj për bisturitë dhe për format e saj të ekzagjëruara, e kanë kthyer në një Poppy të vogël- thuhet më tej në Daily Mail.E bija dëshiron t’i ngjajë aq shumë mamasë së saj, sa ëndrra e sj më e madhe është që të ketë së shpejti një gjoks më të madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›