E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria regjistron 76 persona të prekur me A (H1N1)

Ai pohoi se ka shtim të rasteve me viroza të stinës, gjë që nuk pritej në këtë kohë, ndaj të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për zbatimin e rregullave bazë për mbrojtjen ndaj tyre, kryesisht respektimi i rregullave të higjenës.

Pipero sqaroi se "më shumë se 30 % e rasteve të analizuara deri tani janë me viroza stinore".  Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon me forcë përdorimin e vaksinës për një sërë grupesh që konsiderohen në risk, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzana, të sëmurët kronikë, të moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjeç, personat që kujdesen për të tjerë me risk të lartë, sikurse punonjësit e shëndetësisë apo prindërit e fëmijëve të vegjël, etj. 

Pak ditë më parë u hap laboratori i ri për konfirmimin e diagnozës së gripit A (H1N1) në Institutin e Shëndetit Publik i cili bën të mundur ekzaminimin në kohë të virusit pandemik A (H1N1). Rasti i parë me virusin A (H1N1) u konfirmua më 20 korrik tek një 20 vjeçar nga Gjiroskastra, i cili nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kishin ardhur nga jashtë.   

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›