E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi kthehet për herë të dytë në postin e presidentit

Brenda 6 muajsh, Jakup Krasniqi kthehet për herë të dytë president. Krasniqi, diten e shtune do te ushtroj detyrën e presidentit të Kosovës. Sipas njoftimit të presidencës kosovare, Kryetari i Kuvendit, Krasniqi do te marr detyrën të shtunën rreth orës 09.00 të mengjesit në zyrën e presidentit.
 

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi merr postin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës. Nesër në Kabinetin e Presidentit do të organizohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga presidenti aktual Behxhet Pacolli dhe pranimi i saj nga ana e z.Krasniqi”, thuhet në njoftim.
 

Përgjigjja e dytë e Gjykatës Kushtetuse në kërkesat e kuvendit, qeverisë dhe presidencës sqaron se Kosova ka ushtrues detyre të Presidentit që prej 31 marsit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›