E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje”: Thaçit po i lëkunden themelet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është zmbrapsur nga veriu dhe tani po i lutet Boris Tadiçit për takim. Kështu ka deklaruar Visar Ymeri, në konferencën e sotme për shtyp të Lëvizjes “Vetëvendosje”

“Nuk e di se për cilin aspekt të politikës së Tadiçit ka mirëkuptim Thaçi. Por se ky mirëkuptim i Thaçit për politikën e Serbisë është jashtëzakonisht i rrezikshëm për Kosovën”, ka thënë Visar Ymeri.

Për të, heqja e imunitetit të deputetëve, përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është një formë tjetër e trysnisë së Qeverisë.

“E tërë kjo bëhet për të siguruar një lloj uniteti për dialogun politik, unitet ky i domosdoshëm për Thaçin jolegjitim” theksoi Ymeri.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›