E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini “përjashton” Serbinë nga aleanca

Serbia ndodhet në një udhëkryq shumë sfidues sa i përket perspektivës gjeopolitike. Në njërën anë, shteti serb synon BE-në, por kjo mbase do të thoshte shkëputje nga strategjia e Putinit për një Këshill ekonomik euro-aziatik dhe anasjelltas.

Kryeministri aktual i Rusisë, ish-president dhe me gjasë edhe i ardhshëm, ka propozuar formimin e Këshillit ekonomik euro-aziatik.

Putin do të nxjerrë iniciativën e tij të parë të politikës së jashtme, nëse fiton dhe këtë do ta bëjë për të hequr barrierat për tregti dhe lëvizjen e kapitalit dhe fuqisë punëtore në këtë hapësirë, raporton B92.

Sipas tij, “projekti i ri nuk paraqet ndonjë lloj të rinovimit të BRSS-së” dhe se është naive nëse kuptohet si ndonjë kopje e së kaluarës.

Sipas idesë së Putinit, Aleanca Euroaziatike do të jetë konkurruese në garën industriale dhe teknologjike, konkurrencë për investitorët, për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e saj të avancuar në sektorin e biznesit... për një qëndrueshmëri të zhvillimit të ekonomisë botërore.

Së bashku me njoftimin e tij, u shfaq dhe e pyetja nëse kishte vend edhe për Serbinë në të ardhmen e një komuniteti të tillë.

Ekonomistë dhe politolog serbë vlerësojnë se në kohën kur mbështetja për Serbinë për t`u antarësuar në Bashkimin Evropian, për herë të parë bie nën pesëdhjetë për qind, priten edhe manipulime të Putinit me deklarata rreth kësaj iniciative.

Megjithatë, ekspertët serbë mendojnë se Serbia gjendet para një sfide të rëndë rreth asaj se nga cila anë do të pozicionohen raportet gjeopolitike. Sipas tyre, do të duhej të shikohen dhe analizohen të gjitha aspektet e sigurisë dhe trendet e makro-ekonomisë dhe gjeopolitikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›