Morati: Interin s'do t'ua shes biznesmenëve kinezë
Masimo Morati sqaron se nuk ka asgjë të vërtetë se do t'ia shesë Interin e tij një grupi investitorësh kinezë. "Janë vetëm zëra që nuk kanë të bëjnë me një marrëveshje me kinezët. Tohir? Ne nuk kishim pasur më parë një marrëveshje dhe as tani nuk kemi një mosmarrëveshje. Ka ne-vojë për kohë, derisa nuk di ta them me siguri", - sqaron numri një i klubit zikaltër, i cili vlerëson më pas punën e bërë nga Maxarri, që udhëhoqi ekipin në sfidën me Juventusin, të cilën me pak fat edhe mund ta kishte fituar. "Trajneri është pikë e rëndësishme e klubit dhe do të jetë edhe i Interit të ri. Për më tepër që është edhe një punëtor i madh. Më pëlqeu ekipi edhe në ndeshjen e fundit kundër Juventusit. E ka ndërtuar ekipin në mënyrë harmonike, gjërat po funksionojnë", - ka shtuar numri një i klubit zikaltër. Ndërkohë tifozët vazhdojnë që t'i qëndrojnë pranë Moratit. Tifozët zikaltër gjatë takimit me Juventusin kanë shpalosur një banderolë të madhe, ku shkruhej: "Tani e përgjithnjë, Morati president".
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)