Ferguson mendon seriozisht për Kupën FA
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se ata seriozisht mendojnë për të fituar Kupën FA.
Djajtë e Kuq do të dalin në fushë me formacionin më të mirë për t`u përballur me Liverpoolin në ndeshjen e të dielës, në kuadër të kësaj gare.
“Kupa FA është një trofe i rëndësishëm prandaj ka një dëshirë të fuqishme për ta ngritur atë në duart tona. Ne nuk e kemi fituar që nga vitit 2004, ose nuk kemi shkuar në finalen e Wembley që kur humbën nga Chelsea në vitin 2007. Prandaj përfundimisht duam të kthehemi në këtë fushë. Dhe ne duam ta fitojmë atë trofe”, ka thënë Ferguson.