E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhënia e ftohtë me flamurin

Portali: “LajmeShqip”

Duket se zyrtarët shqiptarë kanë një marrëdhënie mjaft të ftohtë me flamurin kombëtar kuqezi, pasi akoma pa kaluar jehona e skandalit që krijoi publikimi i videos për flamurin shqiptar me yllin komunist në zemër të BE-së në Bruksel, ky është një tjetër rast ku sërish flamuri ynë kombëtar injorohet si simbol.
Rasti konkret është edhe më i rëndë, pasi konteksti nacionalist është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për një vend fqinj si Maqedonia, i cili më shumë se njëherë i ka shfaqur qëndrimet e veta antishqiptare si në politikë, në kulturë e deri në sport. Dikur Maqedonia ia vendosi kufirin tek thana, në këtë rast në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kur i detyroi shqiptarët të aplikonin për vizë për tu futur në territorin maqedonas, ndërsa nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk aplikonte standardin e dyerve të hapura për qytetarët e Maqedonisë.

Më pas ishte radha e enciklopedisë së Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, e cila nuk hezitoi aspak të cilësonte shqiptarët si barbarë që vinin nga malet.
Pas kësaj ishte radha e Majmunëve të Maqedonisë (nuk është ofendim, por emri i tifozëve ultras së kombëtares së futbollit të Maqedonisë), të cilët në miqësoren Maqedoni-Shqipëri lëshuan thirrje antishqiptare në stadium.

Së fundi, edhe injorimi i simbolit zyrtar si flamuri, në një takim zyrtarë të nivelit të lartë kundrejt një vendi që është anëtar i NATO-s dhe kishte shkuar aty për ti treguar mbështetjen e saj një vendi, i cili mbahet peng nga fqinji jonë i përbashkët Greqia, për shkak të emrit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›