E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje protestë në mbështetje të Luginës së Preshevës

26-01-2013 / Gazeta 55

Marshimi kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga policia serbe

Lëvizja "Vetëvendosje" ka nisur protestën e paralajmëruar në mbështetje të Luginës së Preshevës kundër heqjes së lapidarit të UCPMB-së nga policia serbe. Marshimi i i protestuesve ka nisur nga Biblioteka Kombëtare, në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Protestuesit drejtohen nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me deputetët e tjerë, Rexhep Selimi, Visar Ymerin, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie. Protesta ka nisur me thirrjet: “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi”, “Lugina është e jona”, “Thaçin e japim, Kosovën se japim” Protestuesit po mblidhen nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit kanë marshuar drejt sheshit “Nënë Terezë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›