E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ithtarët e Bakievit pushtojnë ndërtesën qeveritare

Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, e pushtuan dje selinë e pushtetit lokal në qytetin jugor Osh.

Protestuesit u grindën me rojet dhe hynë në ndërtesë, pas një demonstrate ku morën pjesë disa qindra njerëz.

Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes thanë se një person është lënduar gjatë hyrjes së protestuesve në ndërtesë.

Demonstruesit kërkuan rikthimin e Bakievit dhe riemërimin e një guvernatori të shkarkuar.

Bakiev aktualisht jeton në ekzil në Bjellorusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›