Shqipëria në OKB kundër rezolutës serbe
24/08/2010 Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së tregon prioritetet e diplomacisë
Krerët e shtetit pjesë e delegacionit në Asamblenë e Përgjithshme
Delegacioni shqiptar, i cili do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të ketë si prioritet dështimin e rezolutës së propozuar së fundmi nga Serbia mbi statusin e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, ka bërë me dije se për të arritur dështimin e rezolutës serbe delegacioni shqiptar do të bashkëpunojë me përfaqësitë e vendeve, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe do të lobojë fuqishëm me ato vende, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Në bashkëpunim edhe me aleatët tanë, vendet demokratike më të zhvilluara të botës, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës që në fillimet e veta, ne do të bëjmë të mundur që kjo nismë serbe të mos ketë sukses sepse të gjithë ata që kanë kontribuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të bindur që vetë Kosova e pavarur është në gjendje t’i japë një zgjidhje afatgjatë këtij problemi”, - ka deklaruar ditën e djeshme zyrtari i lartë i MPJ-së. Delegacioni shqiptar, që do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 9 shtator, do të përbëhet nga krerët më të lartë të shtetit. Mësohet se Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, priten të nisen drejt Nju Jorkut në fillim të shtatorit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diplomacia shqiptare ka qenë tepër aktive në këtë çështje. Pak kohë më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e ka cilësuar si të papranueshme rezolutën serbe. Për shefin e diplomacisë shqiptare iniciativa e njëanshme serbe është absurde pas vendimit të GJND-së për Kosovën. Përmes një deklarate për mediat, Meta theksoi se statusi i Kosovës është një çështje legjitime që tashmë i takon të kaluarës. “Për ne, çështja e pavarësisë së Kosovës dhe statusi i saj, tashmë është jo vetëm një çështje plotësisht legjitime, por edhe që i takon të kaluarës”, - theksoi ministri i Jashtëm Ilir Meta.
Vendimi i GJD-së
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi më 22 qershor se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008 nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Vendimi jodetyrues i gjykatës, i marrë përmes votimit të 10 gjykatësve më favor dhe 4 kundër, u shpall në Hagë dhe pritet t’i hapë rrugën njohjes së pavarësisë së Kosovës nga më shumë vende. Gjykata konstatoi se pavarësia u shpall në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. GJND-ja thekson se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është nxjerrë me qëllim që t’i jepet fund pushtetit të Serbisë në Kosovë.