E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimet masive të shqiptarëve

Frikë nga racizmi

Sipas raportit të mediave greke, të cilat u referohen dëshmive të emigrantëve që jetojnë në Dhiavato, në zonën e Verjas, shumë shqiptarë kanë braktisur fshatin, të tjerë janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa ata që dalin i bëjnë “sytë katër”, duke u ruajtur se mos ndokush i qëllon pas shpine. Sipas mediave greke disa emigrantë kanë shkuar në punë normalisht, por nga pas i ndiqte ankthi. Një emigrant shqiptar ka shprehur keqardhjen për bashkëkombësin, i cili dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së tmerrshme, e para në 20 vjet emigracion të të huajve në atë zonë. Sherri filloi ditën e enjte në mbrëmje, kur dyshohet se disa adoleshentë shqiptarë kishin “ngacmuar” një bashkëmoshatar për mënyrën se si ai ngiste biçikletën. Kjo ka sjellë debat mes tyre, që përfundoi në konflikt fizik. Pas ngjarjes, katër makina me të rinj grekë shkuan të enjten në fshat dhe rrahën një të ri nga Devolli. Ata mbanin në dorë parulla, ku shkruhej se “shqiptarët do ta paguajnë me gjak këtë që bënë ndaj grekëve”. Në fshatin Dhiavato janë rreth 500 emigrantë shqiptarë, një pjesë e të cilëve po detyrohen të largohen në drejtime të ndryshme, të kyçen brenda dhe të lëvizin të frikësuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›