E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kambistët kërkojnë ndihmën e policisë

Shqetësimi

Policia e Fierit nuk ka ende të ndaluar për tentativën e grabitjes së kampistit të ndodhur dy ditë më parë. Ndërkaq mësohet se hetimet janë përqendruar në dy pista. Dyshimet e para janë hedhur te një grabitje, ndërsa paralel po punohet edhe për plagosje për shkak të konkurrencës. Mësohet se janë shoqëruar pesë persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, ndërkohë që kambisti i plagosur ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe plagosja ka ardhur pasi ai ishte piketuar për t’u grabitur. Ndërsa kambistët e tjerë që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në agjenci valutore, shprehen se ndihen të rrezikuar, aq më shumë në këto ditë të krizës ekonomik. Shumë kambistë kanë thënë se autoritetet policore nuk u janë përgjigjur në kohë kërkesës së tyre për ndihmë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›