E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet autori që gjakosi Krishlindjet në Kaliforni

Ka vrarë veten personi që mbrëmjen e djeshme vrau tre persona në një banesë ku po festoheshin Krishtlindjet, në periferi të Los Anxhelosit në Kaliforni.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës Jeffrey Pardo u gjet i pajetë në shtëpinë e vëllait të tij në San Fernando Valley.

Ditën e djeshme ai, i veshur si plaku i Krishtlindjeve, hyri në shtepine ku po kremtohej festa, ku merrte pjese edhe ish-bashkeshortja e tij dhe hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 3 te tjerë. Autoritetet policore nuk i sqaruan rrethanat e vdekjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›