E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy bomba në Francë, njëra shpërthen, tjera çaktivizohet

Dy bomba ishin vendosur sot në dy qendra kërkimore në qytetin Capbreton të Francës, njëra prej tyre shpërtheu dhe tjera u arrit të ç’aktivizohej nga policia. Kështu bëri të ditur sot media franceze.

Sipas tyre policia zbuloi dhe ç’aktivizoi një bombë në një qendër kërkimesh sportive në jugperëndim të Francës. Por një tjetër bombë ishte vendosur në zyrat e një agjencie rregjistrimi pasurish pak metra larg bombës së parë. Kjo e dyta shpërtheu, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Bomba e parë, një kuti e madhe metalike që përmbante lëndë djegëse, që ishte e lidhur me një detonator dhe një orë, u zbulua në qytetin Capbreton pak pas mesdite, deklaroi policia. Ende akush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Policia deklaroi se departamenti i antiterrorizmit në prokurorinë e Parisit kishte nisur një hetim.Disa vizatime të llojit “grafiti” që u zbuluan në pjesët e elementëve të bombës që shpërtheu, në rajonin francez bask, ku shpeshherë separatistët sulmojnë agjencitë e pasurive të patundshme, shkruhej thënia “rajoni bask nuk është në shitje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›