E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror gjen mes plehrash e inertesh

SHKODR - Sezoni turistik ne plazhin e Velipojes me i madhi ne veri te vendit nuk ka filluar ende zyrtarisht ndersa ne te verehen numer jo i pakte pushuesish qe kane shkuar atje. Ditet e ngrohta cmimet me te lira se gjate periudhes tjeter te sezonit apo prania e banesave private ne kete plazh ka bere qe pushuesit te drejtohen atje mes tyre dhe kosovare.

Por pamja qe te afron ky plazh eshte tronditese. Grumbuj plehrash digjen ne gjithe perimetrin e tij dhe kjo behet nga brigadat e punetoreve qe ndihmojne ne djegien e tyre ne vend qe te largohen. Pushuesit jane detyruar te zhvendosen ne pjese te ndryshme te plazhit pasi tymi i mbeturinave qe digjen eshte i padurueshem. Vec plehrave qe prej kohesh qendrojne ne rere ka dhe mbeturina inerte te ndertimeve te prishura prej kohesh e qe nuk jane larguar.

Pushteti vendor aktual i cili nuk ka marre votebesimin e banoreve te kesaj komune per nje mandat tjeter i eshte shmangur cdo angazhimi per ta pergatitur plazhin per sezonin e ri turistik. Ndersa drejtuesi i ri nuk e ka marre akoma mandatin dhe nuk mund te nderhyje. Plazhi ka probleme dhe me disa rruge dytesore dhe me ujerat e zeza ndersa uji i pijshem mungon ne pjesen me te madhe te tij. Kalimi i drejtimit te komunes nga njera pale tek tjetra duket do te ndikoje negativisht ne plotesimin e standardeve te kesaj pike turistike. Kjo u duk dhe ne takimin e zhvilluar ne prefekturen e qarkut te Shkodres per masat lidhur me sezonin turistik ku nga Velipoja nuk kishte asnje perfaqesues.
Deri ne pritje te marrjes zyrtare te mandatit nga kryetari i ri i kesaj komune e cila administron plazhin duket se aty nuk do te nderhyhet ndersa sezoni i ri turistik ka nje fillim jo te mire.

Probleme paraqesin dhe pika te tjera turistike ne Shkoder si ajo e Thethit ku energjia elektrike vazhdon te jete problematike jashte standardeve dhe e munguar ndersa rruga Boge- Theth mjaft e rrezikshme. Ne Razem ka mungese uji te pijshem dhe bizneset apo banoret qe kane shtepite e tyre atje kane investuar privatisht duke hapur puse.
Megjithe nderhyrjet restauruese ne infrastrukturen rrugore ne qytetin e Shkodres vazhdon te kete probleme rruga e kalase ku autobus e makina te ndryshme me turiste vendas e te huaj jane te pranishem thuajse cdo dite.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›