E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shperndares kokaine per kliente VIP

Tirane - Policia e kryeqytetit ka arrestuar dje dy persona te akuzuar per shperndarje te kokaines tek klientet VIP. Hajredin Sula 38 vjec banues ne lagjen e njohur si Brrake dhe Florian Ngjela 33 vjec banues ne rrugen Fortuzi u kapen me 40 doza kokaine. Te arrestuarit mesohet se jane kuneter me njeri- tjetrin.

Burimet e policise thane se personat e mesiperm dyshohen edhe si autore te disa grabitjeve me arme te ndodhura ne Tirane. Si prove per kete deklarate policia paraqiti dy maska e dy pale doreza te ngjashme me ato qe perdoren ne grabitje te cilat i gjeti ne shtepite e te arrestuarve. Seksioni Kunder Narkotikeve bashke me sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes ne kuader te operacionit policor te koduar Uikend u arrit sekuestrimi i 40 dozave lende narkotike e dyshuar kokaine si dhe arrestimin e dy personave qe dyshohen si shperndares te saj. Hetimi ndaj ketyre personave ka nisur disa jave me pare kur policia shoqeroi disa shperndares te vegjel te kokaines- thane dje burimet zyrtare te policise. Sipas tyre hetimi zbuloi se pluhuri i shtrenjte blihej tek disa persona ne afersi te rruges Fortuzi ku dhe dy te arrestuarit kishin nje baze te tyre te shperndarjes se kokaines. Menyra e shperndarjes se lendes narkotike ishte porosia me telefon.

Disa jave pasi kishte mbajtur personat nen hetim Antidroga e policise se Tiranes vendosi te nderhynte bashke me efektivet e Forces se Posacme per te arrestuar personat e dyshuar si te perfshire ne shitjen e kokaines klienteve VIP. Fillimisht policia arrestoi Florian Ngjelen te cilit iu gjeten 20 doza lende narkotike e dyshuar kokaine. Ne shtepi policia i gjeti edhe sasine tjeter prej 20 dozash te tjera kokaine. Me pas gjate kontrolleve te banesave policia arrestoi edhe Hajredin Robert Sulen ne banesen e te cilit bllokoi dy arme Kallashnikov m- 56 nje arme automatike e llojit Scorpion me silenciator 94 cope fisheke per te dhe 248 fisheke model-54 4 krehra me fisheke model - 56 etj.

Sekuestrimet
40 doza lende narkotike e e dyshuar kokaine
Nje arme automatike model-56 me 4 krehra dhe 248 cope fisheke.
Nje arme Scorpion e kal.7.65 mm me silenciator nje kreher me 13 fisheke
Dy telefone celulare
Dy maska dhe dy pale doreza

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›