Zeman: “Juventinët? Jo vetëm mua, të sulmojnë edhe gjykatat”
TIRANE-Do të luhet Juve-Roma dhe polemikat kanë nisur si zakonisht nga ai, Zdenek Zeman, armiku i përbetuar i klubit bardhezi. “Vite më parë thosha se në futboll ekziston dopingu dhe këtë po e pohojnë tani edhe futbollistët,- tha çeku.
–Më kanë thënë se tifozët e Juves po përgatiten kundër meje, por unë shpresoj të jetë vetëm një ndeshje futbolli. Nëse e kanë me mua, atëherë duhet ta kenë edhe me Prokurorinë, Gjykatat e shumë njerëz të tjerë”, shtoi ai. Zeman ka akuzuar gjithnjë Juven se përdorte doping.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)