Vetoja greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, e sigurtë
Vetoja greke për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO është e sigurt. Gazeta greke " Elefteros Tipia" shkruan. se Karamanlis do të udhëtojë me veto në Bukuresht, kurse testin e parë do ta bëjë në kohën e darkës me liderët e cila tradicionalishtë mbahet në secilin samit. Zgjidhja për kontestin mes Athinës dhe Shkupit duhet të jetë emër i përbërë që do të përdoret në marrëdhëniet bilaterale, në planin ndërkombëtar, por të shfrytëzohet edhe për përdorim të brendshëm, deklaroi kryeministri grek Kostas Karamanlis para deputetëve në Parlamentin e Greqisë në debatin pas iniciativës së parashtruar për votimin e mosbesimit të kabinetit të tij. "Nuk janë të mjaftueshme deklaratat se është arritur marrëveshje, por nevojitet zgjidhje që nuk do të lejojë tërheqje ose zvarritje të marrëveshjes. Zgjidhja e tillë duhet ta mbartë vulën e KB-së dhe Këshillit të Sigurimit", tha Karamanlis.