"Sardelet, peshkaqenët dhe "Nju Jork Tajms"-i që rrëzoi Niksonin"
Përgjimet dhe denoncimet e fundit në mediat më të njohura të planetit, tregojnë se të arrestuarit apo të marrët nën hetim deri tani për tragjedinë masive të Gërdecit janë vetëm sardele. Është e ngutshme për Drejtësinë shqiptare të kapë peshkaqenët... Kontratat e korrupsionit kanë nënshkrime konkrete me emër e mbiemër. Regjistrimet telefonike të dorëzuara prej muajsh në Prokurorinë e Përgjithshme kanë emra konkretë e veprime antiligjore konkrete.... Deri edhe gazeta më e madhe amerikane dhe më prestigjiozja në botë, që çoi deri në dorëheqjen e ish- Presidentit amerikan Ricard Nikson" the "Neë York Times" boton deklarata fshikulluese për peshkaqenët e mamutët e korrupsionit, duke i cilësuar si "mafia shqiptare".
Kapni peshkaqenët në fillim... Sardelet lërini për në fund. Peshkaqenët janë të rrezikshëm dhe mund të shqyejnë rrjetat, mund të prishin provat, mund të manipulojnë procesin... Peshkaqenët bëjnë kërdinë.
Edhe faturën e rindërtimit dhe dëmshpërblimeve të viktimave të Gërdecit ta paguajnë peshkaqenët me konfiskimet që duhet t'u bëhen llogarive bankare, bizneseve të tyre dhe atyre të tjetërsuara në emër të dikujt tjetër. Akuza dhe drejtësia shqiptare nuk duhet të mbetet rob i klisheve ligjore. Ato duhet të shkojnë të paktën deri tek vrasja masive nga pakujdesia, me pasojë vdekjen, ose vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekje masive, përveç shumë neneve të tjera! Kapni peshkaqenët në fillim ! Sardelet për në fund! Pa mëshirë!