E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetura 3Z lëndon një pasagjer

Një zyrtarë qeveritarë, dje në orët e pasdites ka shkaktuar aksidentë trafiku, duke lenë të lënduar një pasagjer i cili ndodhej në veturën tjetër.

Ai po ngiste makinën e Qeverisë së Kosovës me targa 3Z.

Aksident ka ndodhur në fshatin Marinë të Komunës së Skenderaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se i lënduari është dërguar për në QKUK.

“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të veturës zyrtare me targat 3Z. Si pasojë një pasagjer i veturës civile ka pësuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk kemi informata shtesë se cilit dikaster i përket zyrtari, por ai ka qenë fajtor pasi që nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit me respektim kalimi”, tha Hoti. Policia ka njoftuar se ka hapur hetimet për rastin. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›