Barcelona kërkon Andradan

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 15:46
Barcelona është e interesuar për transferimin e portierit të Lanusit, Esteban Andrada ka njoftuar e përditshmja argjentinase Ole.
Gjiganti katalan është duke përcjell 20 vjeçarin i cili aktualisht është portier i tretë i Lanusit pas Mauricio Carantas dhe Aguston Marchesin.
“Edhe pse ndihem shumë mirë në Lanus, është e pamundur të injoroj mundësinë e kalimit në Barcelonë. Nuk e kam pritur gjithë këtë por më së miri është të jem i qetë dhe të shoh se si do të përfundojnë gjërat”, tha Andrada për Ole.