Kosovë, Pacolli jepdorëheqje ngadetyrat në AKR
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka udhëhequr deri tani Aleancën për Kosovën e Re.
Vendimi për këtë është publikuar edhe në faqen zyrtare të presidentit të Republikës. Ky vendim ka qenë i detyruar pasi duhet respektuar Kushtetutën e Republikës, sipas së cilës Presidenti i Republikës nuk mund të kryej asnjë funksion tjetër publik.
Pacolli u zgjodh mbrëmë president në raund e tretë të votimeve në Kuvend, pasi në dy raundet e para dështoi që ta fitoj numrin e nevojshëm prej 61 votash për tu zgjedhur në këtë post. Seanca e Kuvendit u bojkotua nga opozita.
(s.g/balkanweb)