Berisha uronPacollin eThaçin
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha uroi sot, Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për rizgjedhjen në këtë detyrë.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të sapozgjedhur të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Kryeministri Berisha i uroi Presidentit Pacolli sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm që ka përpara.
"Kosova ka korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Europës, ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon", thuhet në këtë mesazh.
Kryeministri siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në ecjen përpara të dy vendeve në rrugën e përbashkët euroatlantike.
Ndërsa në mesazhin drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për rizgjedhjen në këtë detyrë, Berisha shpreh bindjen se Qeveria e re do të çojë më tej arritjet e rëndësishme e historike që shteti i Kosovës ka shënuar gjatë kësaj periudhe.
"Detyrat e rëndësishme që janë para jush kërkojnë vazhdimin në të ardhmen të përpjekjeve të mëdha e gjithëpërfshirëse për realizimin e njohjes së plotë të Republikës së Kosovës, për zhvillimin ekonomik e të gjithanshëm të saj, integrimin në NATO dhe BE, si dhe konsolidimin e vendit tuaj në një faktor edhe më të rëndësishëm të paqes e të bashkëpunimit në rajon", thuhet në këtë mesazh urimi.
(d.b/BalkanWeb)