Vetvendosja: Qeveriaka prioritet axhendënpolitike të Serbisë
PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosja ka vlerësuar se prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por axhenda politike e Serbisë.
Sipas kësaj lëvizje, emërimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina, që shënoi vendimin e parë të Qeverisë pas themelimit, si dhe pjesëmarrja e Ylber Hysës në konferencën e Beogradit, tregojnë se qeverisë së Kosovës për negociata po i ngutet më shumë se vetë Serbisë.
“Por, në të njëjtën kohë, një gjë e tillë do të thotë se ajo që i përcakton prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë”, thuhet në një deklaratë për mediat të lëvizjes Vetvendosja..
Sipas Vetëvendosjes, deklarata e Hysës në konferencën e Beogradit se palët duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbi parimin e fqinjësisë së mire, “janë shenjë e degradimit tërësor të projektit politik të Qeverisë ndaj integritetit territorial të Kosovës”.
(e.m/tg/BalkanWeb)