EULEX, nis hetimin paraprak për tregtinëe organeve
PRISHTINË – ‘EULEX-i ka filluar sot hetimin për pohimet për tregtinë e organeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.’- ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp zëdhënësja e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Christina Herodes.
Sipas zëdhënëses, bashkëpunimi me Martyn mbetet në nivelin e shkëmbimit të letrave.
“Pohimet në raportin e Martyt do të marrin përgjigje. Në këtë drejtim tashmë është bërë hapi i parë. EULEX-ia ka filluar hetimin fillestar në lidhje me akuzat e Dick Martyt”, tha Herodes.
Zëdhënësja e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë nuk ka mundur të japë asnjë informacion se sa do të zgjasë hetimi, duke theksuar rëndësinë e fshehtësisë së hetimit, për një proces të pavarur.
“Ne presim dëshmi nga Dick Marty për t’i filluar hetimet më të hollësishme. Tani për tani bëhet fjalë vetëm për hetime paraprake”,- ka përfunduar ajo.
(e.m/koha/BalkanWeb)