Vezët në mëngjes ndihmojnë humbjen në peshë
Shkencëtarët amerikanë pohojnë se konsumimi i vezëve në mëngjes është zgjidhja e duhur nëse dëshironi të humbni disa kilogramë, ndërsa njëkohësisht do të jeni të mbushur me energji. Këto të dhëna i ka pohuar një studim dy mujor me persona të shëndoshë të moshave ndërmjet 25 dhe 60 vjet. Rezultatet kanë treguar se te personat të cilët kanë konsumuar nga dy vezë në mëngjes si pjesë e dietës së tyre, kanë humbur 65 për qind më shumë të peshës trupore në krahasim me grupin e kontrollit.
22 Gusht 2008