Shkolla e Policisë, shpallen 150 fituesit
Lista me Rezultat dhe pikët për secilin nga 165 konkurrentët që morën pjesë në testime
Luan Kondi
Tiranë – Kanë përfunduar dje testimet për kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylftari”, nga ku janë përcaktuar edhe 150 fituesit. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë renditjen e kandidatëve që morën pjesë deri në fazën përmbyllëse të konkursit.
Testimet
Më 8 gusht u zhvillua testimi me shkrim, gjatë të cilit nga 1.034 kandidatë që ju nënshtruan këtij testimi, bazuar në pikët e grumbulluara, u kualifikuan 216 prej tyre. Pas kësaj faze, në datat 12-15 gusht, u zhvillua testimi fizik i kandidatëve, ku pas përfundimit të tij nuk u kualifikuan 48 nga 215 kandidatët që morën pjesë në këtë testim. Ndërkohë nga data 20-21 gusht u zhvillua dhe faza e tretë e konkurrimit, intervista me gojë. Nga Komisioni i intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan 165 kandidatët e paraqitur. Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë punonjës policie.
Fituesit
Shpallja e 150 kandidatëve fitues është bërë duke u bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë. I gjithë procesi i konkurrimit është monitoruar nga Misioni PAMECA, Programi ICITAP, e organizma të tjerë. 150 kandidatët që janë kualifikuar fitues do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë. Për kryerjen e kontrollit mjekësor kandidatët do të paraqiten pranë kësaj Qendre më 25 gusht, ditën e hënë ora 07:00, në adresën: Qendra e Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përballë Arkivit të Shtetit, Tiranë. Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të rezultojnë kandidatë, të cilët do të cilësohen të paaftë nga Komisioni Mjekësor i ngritur për këtë qëllim, atëherë do të njoftohen për t’ju nënshtruar këtij kontrolli mjekësor kandidatët e radhës në listën e shpallur. Pas kontrollit mjekësor kandidatët fitues do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit. Për çdo informacion të mëtejshëm kandidatët mund të drejtohen pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bashkëlidhur do të gjeni kopje të listës së kandidatëve të shpallur fitues dhe pikët e grumbulluara ku konsiderohen fitues kandidatët deri tek numri rendor 150.
22 Gusht 2008