E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Ndryshon sekretariati, ministrat e Ramës nuk mund jenë sekretarë të PS

15-08-2013 / Gazeta 55

Formimi i qeverisë së majtë që pritet të votëbesohet në 9 shtator, do të hapë një edhe proces zgjedhjesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Sipas statutit të PS dhe regullave të funksionimit të strukturave të forumeve të saj drejtuese, është vendosur papajtueshmëria e mandatit të ministrit me atë të sekretarit të partisë. Rregullorja e Asamblesë Kombëtare të miratuar dy vjet më parë me consensus të plotë, në pikën 3 të saj përcakton me detyrim papajtueshmërinë e këtyre dy funksioneve, pra të ministrit dhe sekretarit të PS. “AK e PS-së zgjedh kryesinë dhe sekretarët e PS, sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 26, pika 4 dhe 5 e Statutit të Partisë. Pas propozimeve nga kryetari i PS, lihet koha e nevojshme për propozimet nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare për kandidaturat shtesë për anëtarë të kryesisë dhe kandidatë alternativë për sekretarë të PS. Funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit”, – sanskionohet në pikën 3 të kësaj rregulloreje Asambleje. Kësisoj në rast se PS do të vendosë ta zbatojë një herë të vetme këtë dispozitë, atëherë do t’I duhet që 4 nga 9 postet e sekretarëve që ka aktualisht do të mbeten vakante, pasi drejtuesit e tyre kanë marrë përsipër të bëjnë ministrin në qeverinë e re.  Ministri Damian Gjiknurin, është Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ministri Ilir Beqa është Sekretar për Programin, ministri Arben Ahmetaj është Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit, dhe ministri Erjon Veliaj është Sekretar për Emigracionin dhe Rininë.  Ndërkaq Damian Gjiknuri është emëruar në postin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ilir Beqja në atë të Shëndetësisë, dhe Erion Veliaj si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sidoqoftë zbatimi i saj do të varet më shumë nga vullneti i vetë kryetarit socialist, por edhe i 4 ministrave sekretarë. Në rast se ata do të heqin dorë nga postet partiake, atëherë Asambleja Kombëtare duhet të zhvillojë zgjedhje të reja për të zgjedhur 4 sekretarë të rinj. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kryesocialisti Edi Rama tashmë që partia erdhi në pushtet të mund t’i suprimojë fare këto 5 sekretariate.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›