Krerët e Bashkisë Islamike të Ballkanit, konferencë në Tiranë për vlerat e fesë dhe të islamit
Krerët e Bashkisë Islamike të Ballkanit janë mbledhur në Tiranë në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman.
Në këtë konferencë është folur për vlerat e fesë dhe të islamit.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, Selim Muça është shprehur:
Roli i islamit dhe i përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore është pikërisht temma që ne do të shqyrtojmë në këtë mbledhje, në mënyrë që të përcjellim tek njerrzit tanë, tek myslimanët tanë, të gjithë frymën e mirësisë, frymën islame të bashkëpunimit dhe të tolerancës
Islami shumë shekuj më parë nëpërmjet burimeve të tij autentike të kuranit dhe të traditës profetike i ka dhënë zgjidhje jo vetëm problemeve teorike por edhe problemeve të të gjitha ngjyrave, mjafton që ne si përfaqësues të tij , të islamit në vendet tona të gjejmë çelsin se si duhet ti kuptojmë problemet dhe si duhet ti zgjidhim ato.
Pavarësia e masave dhe e nismave të ndryshme që merren për parandalimin e tyre, vazhdojnë të jenë një shqetësim I vazhdueshëm. Kjo gjendje do të vazhdojë kështu përderisa besimtarët myslymanë ti kuptojnë mirë problemet që na shqetësojnë dhe tu a njohin ato, liderëve të të gjitha vendeve të mbledhur këtu.