E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/Shpërblimet mesjetare mes intelektualëve serbë dhe rusë

06-09-2013 / Gazeta 55

Serbët e Zubin Potokut i falin një regjisori rus 7 hektarë tokë, si një mjet i shpërblimit në natyrë për rolin që ai ka luajtur në luftimin e pavarësisë së Kosovës

Serbët janë të njohur për nostalgji mesjetare. Përkujtimi i datave dhe i betejave të humbura mesjetare janë ngjarje aktualiteti në Serbi. Këto tipare feudale të sllavëve në jetën e përditshme u shfaqën edhe nga një vendim  i kuvendi komunal ilegal të Zubin Potokut,  në Veri të Mitrovicës, me iniciativë të asambleistëve serbë po ashtu ilegal, i kanë dhënë regjisorit dhe aktorit të njohur rus, Nikita Mikhalkov 6 hektarë tokë në Mokra Gorë. Ketë e konfirmuar për Tanjug edhe kryetari ilegal i Zubin Potokut, Stevan Bozhoviq. Në vendimin e Zubin Potokut thuhet se toka për regjisorin e famshëm rus ndahet në shenjë falënderimi për dashurinë dhe mbështetjen e madhe të cilët për dekada të tëra të treguar ndaj Serbisë dhe popullit serb. “Dëshira e qytetarëve të Zubin Potokut është që regjisori i famshëm në Mokra Gorë të ndërtoj fshat sipas shembullit të kolegut dhe mikut të tij, Emir Kusturica”, thuhet në njoftim. 
Megjithatë ky vendim për të shpërblyer në natyrë një mbrojtjes të pansllavizmit të regjisorit rus Nikita Mikhalkov sinjalizon për një marrëdhënie akoma mesjetare mes intelektualëve rusë dhe serbë. Shpërblimet në natyrë me ndarje toke e kuajsh janë të padëgjuara nga shekujt në Europë. Por si duket afërsia me natyrën e egër të ushtarëve serbë dhe rusë prek edhe elitën intelektuale sllave që përgatit platform gjoja intelektuale për shfarosje të popujve jo sllavë. Sllavët janë të njohura për pandjesinë e tyre kanë prodhuar  logjikën e pastrimeve etnike dhe në këtë fushatë janë përkrahur nga mercenarët rusë. Një ditë para fillimit të bombardimeve, politikanë e personalitete me peshë në jetën e Rusisë, dolën haptazi me thirrje drejtuar popullit rus për të shkuar vullnetarë në Kosovë. Kështu kryetari i Dumës Shtetërore (Parlamenti rus) Seleznjov, deklaroi se “Rusia duhet t’i drejtohet popullit me thirrje për të dalë vullnetarë në ndihmë të serbëve”. Ndërsa  Qendra  Ndërkombëtare e Studimeve Sociologjike ruse, duke dashur të nxiste regjistrimin e vullnetarëve, botoi të dhënat e një “anketimi” të bërë më datë 23 mars, për problemin e Kosovës, sipas të cilit, 42 për qind e të anketuarve ishin shprehur se janë gati të shkojnë në Jugosllavi si vullnetarë. Regjistrimi e përgatitja e vullnetarëve, mori përmasa të atilla, sa vetëm mbas katër ditësh nga fillimi i bombardimeve, mediet ruse njoftonin se “deri atë ditë ishin regjistruar mbi 70 mijë vullnetarë e se regjistrimi vazhdon. ....”.  Aq “patriotik” dukej ky veprim sa, si për t’u krenuar, komandanti i qarkut ushtarak të Lindjes së Largët (me sipërfaqe disa herë më të madhe se krejt Ballkani) gjenerali Çiçikatov, doli publikisht, dhe krahas thirrjes ndaj publikut për t’u regjistruar si vullnetarë, deklaroi se ishte gati të shkonte vetë në krye të tyre. Në Ballkan, vullnetarë apo mercenarë rusë kanë luftuar na krah të Serbëve që në shekullin e XIX. Sipas burimeve ruse, vullnetarët rusë kanë ardhur për herë të parë në Ballkan për të ndihmuar serbët në vitin 1807, dhe kanë vazhduar në vitin 1875, kur në krye të ushtrisë serbe u vu gjenerali rus Çernijev. Vullnetarë ose mercenarë rusë kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat e viteve 90-të, të zhvilluara në ish-Jugosllavi, që nga Kroacia, Bosnje - Hercegovina e deri  në luftërat e fundit në  Kosovë e Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, nuk ka asnjë luftë të serbëve, gjatë dy shekujve të fundit, ku të mos ketë pasur vullnetarë rusë në ndihmë të tyre. Siç dëshmojnë dokumentet, vullnetarë ose mercenarë rusë janë ndeshur herët me shqiptarët në tokat shqiptare. Fatkeqësisht, vullnetarë apo mercenarë rusë kanë vazhduar të luftojnë kundër shqiptarëve, në tokat shqiptare deri vonë, deri në vitin 2001 në Maqedoni.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›