E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon ambasadorin e Italisë, z.Massimo Gaiani

06-09-2013 / Gazeta 55

Italia avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje në takim ambasadorin e Italisë, z.Massimo Gaiani. Duke falënderuar  ambasadorin për  bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, Kryetarja e Kuvendit tha se Italia është një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE, ka qenë dhe do të mbetet padyshim objektiv kryesor i yni edhe në vijim. “Ne do të vijojmë të bëjmë të gjithë përpjekjet edhe në opozitë për të nxitur përshpejtimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Për Shqipërinë, nuk ka të ardhme më të sigurtë se ajo e antarësimit në  BE dhe nuk do të lejojmë askënd ta pengojë këtë të ardhme”, tha ajo. Ambasadori Gaiani falënderoi Kryetaren e Kuvendit  për kontributin e saj në bashkëpunimin shumë intensiv dhe të suksesshëm, jo vetëm mes dy parlamenteve, por edhe mes dy vendeve tona.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›