Vëzhguesit e ODIHR-it “Partitë bllokuan procesin e numërimit kur rezultati ishte i afërt”
Dështon numërimi elektronik, ODIHR: Nuk bëri transparencë
Eljona Ballhysa
Partitë politike janë përgjegjëset kryesore për mosarritjen e standardeve në zgjedhje. Ndërkohë që dita e zgjedhjeve është cilësuar e qetë dhe që ka shënuar progres, të kundërtën vlerësojnë për situatën paszgjedhore vëzhguesit ndërkombëtarë. ODIHR-i ka publikuar dje një raport të ndërmjetëm vlerësimi për situatën paszgjedhore në Shqipëri, që përfshin periudhën nga data 29 qershor deri më 7 korrik. Në raport theksohet se partitë politike e bllokuan procesin e numërimit të votave sa herë që konstatuan një rezultat të afërt në disa zona zgjedhore. Ata sjellin shembuj nga bllokimi i kutive në qarkun e Lezhës, si dhe situatën e tensionuar në qarkun e Fierit.
ODIHR-i gjithashtu vëren se nga 66 komisione zonale të administrimit Zgjedhor (KZAZ), në 22 prej tyre procesi i numërimit ose ka shkuar keq, ose shumë keq. “Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat në numërim provokuan tension mes partive, sidomos aty ku rezultatet ishin ose dukej sikur ishin të afërta. Në disa raste, numërimi i votave u bllokua përkohësisht. Ndërhyrjet e vëzhguesve të partive dhe kandidatëve në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqendrim nga procesi”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it. Vëzhguesit ndërkombëtarë, përsa i përket rolit të KQZ-së, kanë vlerësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “zgjodhi shpesh të mos ndërhyjë në rastet kur në VNV kishte probleme”.
Situata politike
Në raport vlerësohet se dita e zgjedhjeve kaloi me qetësi, por përmirësimet e vëna re u zbehën nga politizimi i anëve teknike të procesit nga partitë politike dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës zgjedhore, që e ulën besimin e publikut te procesi zgjedhor. “Pas votimeve më 28 qershor, procesi i numërimit të votave vazhdoi ngadalë dhe u vonua më tej si pasojë e mosmarrëveshjeve në disa qarqe. Procesi u bë më i ngadaltë nga nivelet e larta të mosbesimit mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Vonesat shkaktuan rritje të tensionit mes partive në ditët pas zgjedhjeve, sidomos për shkak të afërsisë në rezultate”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it.
Administrata zgjedhore
Në raportin e ODIHR-it vëzhguesit ndërkombëtar kanë vlerësuar se megjithëse secili grup i numërimit të votave duhej të numëronte pesë deri në dhjetë kuti votimi para se të ndërrohej, në realitet GNV-të shpesh nuk zëvendësoheshin, çka shkaktonte edhe më shumë vështirësi për anëtarët e GNV-ve. Vëzhguesit e vlerësuan marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore si shumë të mirë ose të mirë në 90% të VNV-ve. Megjithatë, ata vunë re se procesi ishte i ngadaltë në disa VNV, sidomos në qytetet e mëdha. Vëzhguesit ndoqën numërimin e votave në të 66-të VNV-të, duke filluar nga mbrëmja e 28 qershorit dhe në pothuajse të gjitha VNV-të deri në përfundimin e tij. Vëzhguesit e vlerësuan negativisht numërimin e votave në 22 nga 66 VNV-të. Ata vunë re probleme procedurale, disa prej të cilave dukej se shkaktoheshin nga mungesa e udhëzimeve dhe trajnimit të nevojshëm. Sipas raporteve të tyre, respektimi i procedurave të numërimit ishte i dobët në nëntë VNV. Veprimtari e keqe ose shumë e keqe e KZAZ-ve u raportua nga 11 VNV. Vëzhguesit e raportuan se në 62 VNV, ose në 94% të rasteve, një ose më shumë GNV patën vështirësi në plotësimin e tabelave të rezultateve të qendrës së votimit. Numërimi i votave pati një fillim të ngadaltë, pjesërisht për shkak të faktit se shumë nga anëtarët e grupeve të numërimit u caktuan vonë dhe nuk ishin trajnuar siç duhet.
Kur rezultatet e pjesshme paraprake tregonin se diferencat ishin të vogla, partitë politike filluan të ndërhynin më shumë në procesin e numërimit. Vëzhguesit raportuan ndërhyrje në procesin zgjedhor në 28 VNV. Si rezultat, procesi u ngadalësua në disa VNV, sidomos në qarqet ku shpërndarja e mandateve ishte ose dukej si gati e barabartë. Në disa raste KZAZ-të e patën të vështirë të kontrollonin procesin në VNV. Vëzhguesit panë vëzhgues të partive që ushtronin presion mbi KZAZ-në dhe GNV-të dhe ndërhynin në proces. Ata gjithashtu vërejtën se prania e kandidatëve brenda VNV-ve shkaktonte shpërqendrim në proces. Në përfundim të raportit bëhet e ditur se një grup vëzhguesish të ODHIR-it do ta ndjekin deri në fund procesin zgjedhor, deri në përfundim të shqyrtimit të ankimimeve nga Kolegji Zgjedhor.
Statistika
Në 90% të vendeve të numërimit të votave (VNV) materialet zgjedhore u morën në dorëzim shumë mirë
Në 22 nga 66 KZAZ-të procesi i numërimit të votave është vlerësuar i keq ose shumë i keq
Në 14% në VNV-ve respektimi i procedurave të numërimit ishte i dobët
Në 54 VNV anëtarët e kuptonin mirë procesin e numërimit, por nuk vepruan mirë në 14 prej tyre, ose në 21% të rasteve
Në 11 VNV, ose në 17% të rasteve u raportua veprimtari shumë e keqe e KZAZ-ve
Në 62 KZAZ, ose në 94% të rasteve është vënë re se komisionerët kanë pasur vështirësi në plotësimin e tabelave të rezultateve
Fieri, vëzhguesit e ODIHR-it: Situata u tensionua për shkak të mosndërhyrjes së KQZ-së
Në raportin e tyre vëzhguesit e ODIHR-it e kanë cilësuar serioze situatën e numërimit të votave në qytetin e Fierit. Ata ngarkojnë me përgjegjësi KQZ-në për tensionimin e situatës në Fier për shkak se nuk ndërhyri në momentin e duhur. Në raportin e ODIHR-it shkruhet se debatet në KQZ lindën si pasojë e udhëzimeve të pamjaftueshme për KZAZ-të në qarkun e Fierit. “Problemet më serioze në lidhje me numërimin e votave u vërejtën në qarkun e Fierit. Përveç tri qendrave të votimit që nuk u hapën fare ditën e votimit, në tabelën përmbledhëse të rezultateve nuk u përfshinë rezultatet e nëntë qendrave të votimit. Në fakt, votat e pesë prej këtyre qendrave u numëruan, por shumica e anëtarëve të KZAZ-ve Nr. 18 dhe Nr. 20 nuk ranë dakord t’i përfshinin ato në tabelën përmbledhëse të rezultateve. Në ZAZ-në Nr. 20, jashtë VNV-së u mblodhën politikanë të njohur të PS-së dhe mbështetës të kësaj partie, të cilët kërkuan që kutitë e kontestuara të përfshiheshin në tabelën e rezultateve. Situata e tensionuar u qetësua dhe turma u shpërnda pas disa orësh. Votat e hedhura në qendrat e votimit, por që nuk ishin përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve, mund të përcaktonin shpërndarjen e mandateve në qarkun e Fierit. Fatkeqësisht, kur u vërejtën apo u raportuan probleme në VNV, KQZ-ja zgjodhi shpesh të mos ndërhynte, pavarësisht faktit se ndodhej në një pozitë të tillë ku mund të monitoronte atë që po ndodhte në VNV. Debatet në KQZ, që lindën si pasojë e udhëzimeve të pamjaftueshme për KZAZ-të dhe GNV-të, si dhe për pasojë të mosveprimit në ato vende ku pati probleme, kishin të bënin me kohën dhe mënyrën e duhur për të zgjidhur këto probleme, në veçanti në lidhje me kutitë e panumëruara të votimit”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it.
Sistemi i numërimit elektronik nuk e rriti transparencën
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët kanë vëzhguar procesin e numërimit të votave në të 66-të KZAZ-të në të gjithë vendin, në raportin e tyre bëjnë të ditur se sistemi i numërimit elektronik nuk e rriti transparencën në këtë proces. Sipas tyre, pavarësisht se fleta e votimit paraqitej në monitor, ishte e vështirë të shikohej se për cilën parti ishte votuar. “Sipas sistemit të ri të monitorimit elektronik, çdo fletë votimi vendosej përpara video-kamerës dhe u tregohej vëzhguesve në ekrane të mëdhenj disa metra larg tavolinës së numërimit. Ky sistem duket se kontribuoi vetëm pjesërisht për transparencën e procesit dhe nuk zgjidhi disa nga problemet e ndërhyrjeve të vërejtura në zgjedhjet e mëparshme. Edhe pse fletët e votimit shfaqeshin në ekrane të mëdhenj, nuk ishte gjithnjë e mundur të dallohej se për cilën parti ishte bërë shënimi në to. Ishte gjithashtu e pamundur për vëzhguesit që të shikonin nëse fletët e votimit vendoseshin në stivën e duhur, kështu që partitë e vogla aluduan se votat e tyre ishin vendosur në stivat e dy partive më të mëdha”, - shkruhet në raportin e ODIHR-it.
13 Korrik 2009