Bakojanis: “Marrëveshja jonë me Shqipërinë për kufirin është ende pezull”
Fjalimi i ministres së Jashtme të Greqisë në Parlament dy ditë më parë
Habjon Hasani
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, ka artikuluar dy ditë më parë në Parlamentin grek stopimin e ekzekutimit të marrëveshjes të shumëpërfolur të kufijve. “Jo të gjitha problemet janë zgjidhur. Ka bisedime serioze përsa i takon demokratizimit, reformave dhe zbatimit të ligjeve. Ka bisedime për respektimin rigoroz të të drejtave të minoriteteve. Por ka dhe një pezullim bisedimesh, njëri prej të cilëve është rasti i Shqipërisë për marrëveshjen e delimitimit të Shelfit Kontinental dhe të tjera zona. Megjithëse progresi i bërë deri tani është i padiskutueshëm, ka deklaruar Bakojanis. Duket se në konfigurimin e ri parlamentar konsensusi i opozitës socialiste në Shqipëri do të jetë jetik për firmosjen e kësaj marrëveshjeje, e pikërisht këtu mund të ketë marrë shkas “shqetësimi” i Bakojanisit. Lajmi për përgatitjen e marrëveshjes nga qeveria shqiptare për dhurimin e një pjese të territorit detar Greqisë është bërë i ditur më 22 mars. Pas presioneve të vazhdueshme të Athinës, autoritetet zyrtare kanë pranuar kërkesën për ndryshimin e vijës kufitare detare në zonën e Korfuzit dhe përcaktimin e Shelfit Kontinental. Siglimi i saj është pohuar nga autoritetet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Lajmi
Në një njoftim të saj të mëparshëm thuhej se, "më datën 19 mars, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u siglua Marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë lidhur me delimitimin e hapësirave detare dhe Shelfit Kontinental". Menjëherë pas firmosjes së saj ka reaguar edhe kreu i qeverisë së Athinës, Kosta Karamanlis, i cili e ka përshëndetur këtë hap teksa ndodhej në Bruksel, në takimin e krerëve të qeverive të BE-së. Edhe Ministria e Jashtme e Greqisë e ka konsideruar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm të realizimit të synimeve strategjike të vendit. Për përgatitjen e dokumentit punoi një komitet i përbashkët shqiptaro-grek, që në prill të vitit të kaluar, menjëherë pas vizitës së ministrit të Jashtëm shqiptar Basha në Athinë, më 20 mars të vitit 2008. Athina zyrtare u ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve shqiptare për të riparë vijën kufitare detare në Kanalin e Korfuzit, e motivuar për qëllime ekonomike dhe strategjike. Që me ardhjen e komunizmit në pushtet, qeveria "Hoxha" vuri sanksione në territorin e saj ujor në Kanalin e Korfuzit, gjë që solli humbje të mëdha ekonomiko-tregtare, ushtarake dhe gjeostrategjike për Greqinë.
Kufiri
Megjithëse kanë kaluar 19 vjet, Tirana zyrtare nuk e ka ndryshuar gjendjen e paqartë të kufijve dhe vetëm një vit më parë kanë nisur bisedimet mes dy palëve. Ndonëse është shpejt për të pohuar nëse një veprim i tillë, i ndërmarrë nga qeveria "Berisha", është pozitiv apo negativ, ky proces nuk është bërë në mënyrë transparente, qoftë edhe për faktin se nuk ka një diskutim në nivele politike apo ekspertësh ligjorë apo të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje. Në të njëjtën ditë që Ministria jonë e Jashtme bëri njoftimin e thatë të kësaj marrëveshjeje, selia diplomatike e Athinës ka nxjerrë informacionin për përmbylljen e bisedimeve dhe siglimin e Marrëveshjes paraprake mes palëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, zoti Kumuçakos (Koumoutsakos), në lidhje me Marrëveshjen, tha: "Sot (19 mars), në Tiranë përfunduan bisedimet mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë për tekstin e Marrëveshjes së caktimit të Shelfit Kontinental dhe zonat e tjera kufitare që dy vendet janë të detyruara që t'i zbatojnë në bazë të kushteve të konventave ndërkombëtare".
PS: Mandatin e Fierit ne do ta marrim me çdo çmim
Reagimi i selisë rozë nëpërmjet zëdhënëses Armela Imeraj
Fieri nuk nëpërkëmbet as me forcën e verbër të një pushteti të dënuar me votë, as me truke gjoja ligjore, që çojnë drejt grabitjes së mandatit që populli socialist i Fierit i ka dhënë Partisë Socialiste.
“E përsërisim, ne nuk i njohim zgjedhjet në rast se mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Fier do të grabitet. Ne do ta marrim atë mandat me çdo mjet e me çdo çmim”. Kështu deklaroi dje Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste, në një tjetër dalje për shtyp për denoncimin e makinacioneve që PS-ja pretendon se po luhen për mandatin e saj të nëntë në Fier. Sipas Imerajt, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, që votuan Partinë Socialiste më 28 qershor, që të ndjekin nga afër maskaradën e KQZ-së dhe të përgatiten shpirtërisht për të ndalur dorën e grabitësve në rast se KQZ-ja nuk do të ndalet në realizimin e skenarit ogurzi të Sali Berishës. “Asnjë makinacion e poshtërsi në kurriz të popullit të Fierit dhe në dëm të Partisë Socialiste nuk do ta tolerojmë, sepse në këtë proces vendoset jo thjesht fati i një mandati, por çmimi i demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha nuk e ul dot çmimin e lirisë dhe të dinjitetit tonë, dhe demokracia shqiptare nuk mund të kthehet në një skemë ku pushteti fiton, pavarësisht si voton qytetari”, - tha dje Imeraj.
Deklarata
Sipas Imerajt, pengesat që po vihen në jetë në sajë të votave dominuese që PD-ja ka në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk janë gjë tjetër veçse plani “Berisha-Meta” për të vjedhur një mandat të socialistëve. “Çdo burrë, grua, djalë e vajzë që nuk pranon të grabitet në të drejtën e vet themelore dhe që nuk do të sundohet përgjithmonë nga një regjim që vjedh jo vetëm pasuritë e përbashkëta, por edhe votat, është i lutur ta ndjekë deri në fund atë që po ndodhë në KQZ dhe të bëhet pjesë e protestës që do të pasojë në rast se mandatin tonë në Fier e rrëmben çifti i ri i politikës së vjetër. Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve. Maskarenjtë nuk mund t’u mohojnë shqiptarëve lirinë për të vendosur me votë për fatin e tyre”, - tha Imeraj. Nga ana e tij dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë dy ditë më parë paralajmërime të forta në drejtim të kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.
Qëndrimi
Sipas Edi Ramës, dy aleatët e rinj në qeverisje po përpiqen që të deformojnë vullnetin e popullit dhe t’u heqin padrejtësisht Partisë Socialiste mandatet që ajo ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi të enjten se në rast se Partisë Socialiste do t’i hiqet mandati i 9-të në qarkun e Fierit, Berisha dhe Meta do të përballen jo vetëm me mosnjohjen e zgjedhjeve nga Partia Socialiste, por edhe me protesta të fuqishme popullore. “Mos e prekni mandatin e 9-të të socialistëve në Fier, sepse do të përballeni jo vetëm me mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe me reagimin e merituar të popullit të Fierit e të gjithë Shqipërisë. Ne nuk e lëshojmë mandatin e 9-të të Fierit me asnjë çmim dhe nuk tërhiqemi nga zbardhja deri në fund e krimit elektoral të 28 qershorit për asnjë arsye”, - tha Rama. Rama e ka quajtur marrëveshjen “Berisha-Meta” një marrëveshje që ka synuar që të shkurajojë Partinë Socialiste nga përpjekjet e saj për të kërkuar mandatin e 9-të në qarkun e Fierit, nga mandati i 5-të në qarkun e Beratit si dhe nga përpjekjet për zbardhjen e plotë dhe mungesës së standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas kryetarit të Partisë Socialiste, qeveria e integrimit europian të Shqipërisë, në fakt, nuk është e tillë, por është qeveria e integrimit ekonomik të dy oborreve familjare e klanore. “Pa u hapur ende retë e zeza të 28 qershorit mbi Fierin, Beratin, Shkodrën, Tiranën e gjetkë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nxituan të bëjnë publike marrëdhënien e tyre për ta vënë popullin opozitar përballë faktit të kryer dhe për ta shkurajuar Partinë Socialiste në rrugën e kërkimit të mandatit të 9-të në Fier, të mandatit të 5-të në Berat e me radhë, deri në zbardhjen e plotë të këtij procesi pa standarde, nga ku po del një qeveri e cila quhet e integrimit europian të Shqipërisë, por në fakt është e integrimit ekonomik të dy oborreve familjare e klanore, në dëm të lirisë e demokracisë së vendit tonë”, - ka deklaruar Rama.
LSI: Rama të pranojë humbjen, LSI-ja nuk ka asnjë akses në KQZ
Pas akuzave të socialistëve ka reaguar dje kryetari i Komitetit Drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto, i cili ka deklaruar se LSI-ja nuk ka asnjë akses mbi KQZ-në, duke i bërë thirrje PS-së që të pranojë humbjen dhe të mos aludojë mbi LSI-në. “Duke marrë shkas nga përsëritja e vazhdueshme nga PS-ja të pretendimeve se gjoja LSI-ja, në bashkëpunim me PD-në, po pengojnë përfundimin e procesit të numërimit të kutive, u kujtojmë atyre se me insistimin imponues të lidershipit të PS-së, LSI-ja nuk është pjesë e administrimit zgjedhor, e KQZ-së apo e ndonjë strukture tjetër që administron rezultatin zgjedhor. Përkundrazi, LSI-ja ka pësuar një dëm të jashtëzakonshëm zgjedhor pikërisht nga pamundësia për të marrë pjesë në tryezat e numërimit të votave për të menaxhuar votat e saj. Qëndrime të tilla manipulative dhe të mbushura me mllef nga ana e lidershipit të PS-së nuk e ndihmojnë atë të ndryshojë rezultatin e humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Unë përfitoj nga ky rast t’u bëj thirrje forcave politike, kryesisht PS-PD-së, që marrin pjesë në administrimin e procesit zgjedhor, të realizojnë sa më parë deklarimin e rezultatit përfundimtar, për të mos dëmtuar më tej standardet e nevojshme për zgjedhje të lira e të ndershme”, - ka theksuar dje Haxhinasto.
13 Korrik 2009