E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit e ODIHR-it injorojnë kërkesën e Ramës dhe vlerësojnë ftesën e qeverisë për sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e 28 qershorit.

Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të opozitës mbi ecurinë e procesit të pajisjes së qytytarëve shqiptarë me kartat e reja të identitetit vëzhguesit e ODHIR kanë bërë dje me dije se janë ende duke u përgatitur për misionin vëzhgues të 28 qershorit, ndërsa nuk kanë një mendim të qartë lidhje me kërkesat e djeshme të opozitës lidhur me subvencionimin apo shpërndarjen falas të kartave të identitetit. 

I pyetur për propozimet e socialistëve, Gerald Michel, kryetari i delegacionit ka preferuar t’u shmanget komenteve. “Ky është një mision standard që OSBE ndërmerr dhe në këtë fazë po zhvillojmë një sërë takimesh me faktorët politikë për të marrë një panoramë të balancuar të situatës parazgjedhore. Puna jonë është vlerësimi dhe zyra jonë do arrijë së shpejti në një vendim për misionin e vëzhgimit. Ky është një mision standard dhe shteti shqiptar është angazhuar të ftojë dhe bashkëpunojë me vëzhguesit. Por nuk mund të them asgjë për propozimin e socialistëve për karta falas”, u shpreh zoti Michel.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›