Vezhguesit e ODIHR-it te marten nisin misionin zyrtar ne Shqiperi
Misioni vezhgues i OSBE/ODIHR-it do te nise punen ne Shqiperi qe prej dates 29 mars kur edhe do te beje prezantimin zyrtar ne Hotel Sheraton. Sipas nje njoftimi per shtyp te bere nga ODIHR-Zyra per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut do te jete kreu i ketij misionit te vezhgimit Jonathan Stonestreet qe do te formalizoje nisjen e punes qe kesaj radhe vjen ne nje terren shume te ndezur elektoral. Per Shqiperine ky ekip monitoruesish ka rendesi thelbesore pasi raporti i hartuar prej tyre dhe i certifikuar edhe me firmen e OSBE-se mbetet nje shtylle arsyetimi dhe argumentimi pro apo kunder qe palet politike bejne pas zgjedhjeve per te mbajtur qendrimet e tyre. Po me kaq rendesi simbolike eshte caktimi i nje amerikani ne kete detyre si Stonestreet qe do te drejtoje nje grup prej 450 vezhguesish. Prej ketyre 50 jane parashikuar te jene me kohe te plote ndersa pjesa tjeter prej 400 personazh do te mberrijne ne diten e zgjedhjeve dhe nese konsiderohet e nevojshme do te qendroje edhe disa dite me pas. Per te mbetur te CV-ja e kreut te misionit duhet shtuar se Stonestreet mban detyren e keshilltarit te larte zgjedhor prane zyres se ODIHR-it ne Varshave ndersa se fundmi ka qene kreu i misionit te vezhgimit te zgjedhjeve parlamentare ne Holande. Vezhguesit te cilet operojne ne baze te nje doracaku te posacem te ndertuar me kete qellim do te shohin ecurine e procesit zgjedhor ne pikat e zhvillimit te tij si Komisionet e Qendrave te Votimit Komisionet e Zones se Administrimit Zgjedhor Grupet e Numerimit per te vijuar mandej edhe me monitorimin e punes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve veprimet e partive politike kandidateve dhe institucioneve te tjera shteterore. Ky mision vezhgimi vjen edhe pas nje apeli te hapur te Kryeministrit Sali Berisha por edhe nje kerkese te Partise Socialiste per nje numer sa me te larte personash te perfshire ne proces ne funksion te nje mbulimi sa me te madh te zgjedhjeve. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se OSBE/ODIHR-i me zgjedhjet e vitit 2009 u ekspozua per here te pare ndaj qendrimit kritik te opozites shqiptare ne ndryshim nga pervoja e ketyre 20 viteve qe ne pergjithesi e ka konstatuar OSBE-ne si nje aktor te pakontestueshem.
Ne kete kuader po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kerkesen e Shoqates per Kulture Demokratike e cila ka propozuar nga ana e vet 145 vezhgues. Ne vijim KQZ-ja ka dhene nje arsyetim paraprak per arsyet e miratimit te kerkeses se Shoqates per Kulture Demokratike. Kjo e fundit eshte angazhuar ne procese zgjedhore edhe me pare dhe i shtohet keshtu vezhguesve nderkombetare dhe monitorimit qe ndjekin ne terren vete partite politike.