E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit ndërkombëtarë përshëndesin zgjedhjet afgane

Vëzhguesit ndërkombëtarë përshëndetën Afganistanin për zgjedhjet e kësaj jave por thanë se është shpejt të thuhet në se procesi ishte i lirë dhe i drejtë.

Vëzhguesit me Institutin Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare thanë të shtunën se zgjedhjet presidenciale dhe provinciale u mbajtën në pajtim me parimet demokratike megjithëse pati gabime serioze.

Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian në Afganistan e quajti procesin zgjedhor pozitiv në përgjithësi ndërsa shtoi se zgjedhjet nuk mund të konsiderohen tërësisht të lira pas kërcënimeve për dhunë.

Ndërkohë, dy kandidatët kryesorë, presidenti Hamid Karzai dhe ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah, pretendojnë se kanë fituar vota të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›