E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata e UNMIK-ut, BE-ja dhe gjendja e rëndë sociale-ekonomike

Dhjetë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një rajon relativisht i qetë, nuk ka  diskriminim të hapur politik, nacional ose fetar.Tani populli i Kosovës, gjithnjë e më lirë po e ndërton të ardhmen e vet. Por, edhe përkundër këtyre përpjekjeve të gjithanshme megjithatë situata e përgjithshme ekonomike në vendin tonë, vlerësohet si e rëndë. Deri më tani nuk është shënuar ndonjë zhvillim i dukshëm ekonomik dhe papunësia ka arritur shkallën më të lartë në Evropë. Kjo gjendje e rëndë sociale rëndohet edhe më shumë nga problemet e natyrave të ndryshme politike siç është veriu i Mitrovicës, i cili po funksionon ende i ndarë, enklavat serbe të cilat edhe dhjetë pas luftës nuk po integrohen në shoqërinë e re të Kosovës. Në anën tjetër, BE-ja bëri liberalizimin e vizave vetëm për tre shtetet sllave. Kosova për çudi mbeti vendi më i izoluar në botë. Liberalizimi i vizave do të ishte një ndihmesë e madhe për ta zbutur sadopak papunësinë e madhe. Në këto rrethana të përgjithshme shoqërore, terren të përshtatshem po gjen kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni, të cilat janë përhapur në shumë pore të jetës. Sistemi i drejtësisë është hallka me e dobët e pushtetit edhe ashtu jo sa duhet  funksional. Shëndetësia kurrsesi të mëkëmbet, e një gjendje të keqe e kemi ende, edhe në KEK etj. Njerëzit po gjinden vetë si dinë e munden, për te mbijetuar krizën.

Kjo ngecje e ecurive ekonomike dhe dukuritë e shfaqura negative, kanë ndikuar tek rinia jonë në humbjen e shpresës për një ardhmëri më të mirë dhe në forcimin bukur shumë të ndjenjave të mosbesimit ndaj strukturave shtetërore. Për të ndërtuar shtet më funksional, në institucionet tona shtetërore nevojitet që të inkuadrohen njerëz profesionalisht të ngritur. Ende nuk është hequr nga mendja logjika e vjeter kur është fjala të menyra e punësimit. Lidhjet farefisnore dhe partiake  po dominojnë karshi atyre që kanë përgatitje superiore. Kjo logjikë nuk i shërben interesave shtetërore dhe as interesave nacionale. Edhe privatizimi i keq i ndërmarrjeve të mëdha i ka kontribuar shumë gjendjes jo të volitshme ekonomike. Asnjë ndërmarrje nuk u kushtëzua me punësimin e të rinjve tanë. Sipas sindikatave, shkalla e varfërisë së skajshme është 20 përqind, kurse përqindja e të papunëve është 60 përqind. Nese vazhdohet kështu Kosova ka mundësi të futet në  një labirint të rrezikshëm. Është e nevojshme një qasje më ndryshe e atyre të cilët gjinden sot në krye të pushtetit për një mirëqenie më të favorshme shoqërore. Dështimet e mëdha të administratës së UNMIK-ut, për disa vjet me radhë janë indikatori kryesor i situatës jo të volitshme ekonomike e deri-diku edhe politike në të cilën është katandisur vendi. Edhe  EULEX-i, sikurse UNMIK-u, po e anashkalon statusin politik të Kosovës (marrëveshja ndërpolicore me Serbinë, e kësaj strukture evropiane, pa e pyetur palën valide të Kosovës). Gjatë këtyre viteve nga institucionët tona shtetërore dhe opozita nuk u mbrojt sa duhet sovraniteti shtetëror. Më shumë u zhvillua lufta për pushtet sesa për shtet. Dukuritë negative pa i mohuar arritjet, po ndikojnë gjithnjë e më shumë në frustrimin e qytetarëve...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›