E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas një krize intimiteti, Edi Rama braktis Pezën - i kthehet “jetës” së Bllokut

Edvini, pasi është parë të ngryset e të gdhihet në “rezidenca” e kulla” të ndryshme nëpër kryeqytet, ditët e fundit, duket se e “ka gjetur qetësinë” (edhe shpirtërore), përderisa, “ka bërë konak”, në një apartament luksoz, në një nga pallatet e shtrenjtë të Bllokut, m’u përballë ish-vilës së diktatorit Hoxha Zërat se marrëdhëniet e Edi Ramës me Dash Pezën janë në krizë, e kanë kapërcyer stadin “e thashethemeve” dhe janë tashmë në zëra “të konfirmuar”. Ato zgjedhjet e 28 qershorit, duket nuk ishin siç duhet të ishin për kryetarin në ikje të PS-së. Përveçse i shkaktuan humbjen e madhe politike, i shkaktuan edhe humbje në nivelin afektiv. Për pasojë, pas udhëtimit të gjatë në SHBA, për të harruar atë humbjen e rëndë, duket se e ka shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për ca harresa “të nominuara” frymorësh. Kjo u duk më së miri, kur pas kthimit nga SHBA, Edi Rama, është parë që të ngryset e të gdhihet në “rezidenca” e kulla” të ndryshme nëpër Tiranë, ndërsa ditët e fundit, duket se “ka gjetur qetësinë” (edhe shpirtërore), përderisa, “ka bërë konak”, në një apartament, besohet luksoz, në një nga pallatet e shtrenjtë të Bllokut. Zërat, tashmë të konfirmuar, tregojnë se Edi Rama ngryset e gdhihet prej ditësh në të njëjtin apartament në Bllok, duke fashitur atë mjegull dyshimesh për “krizën emocionale” që po përjetonte. Zërat e konfirmuar, konfirmojnë se “mikpritësi” i Edi Ramës prej disa ditësh, është një mik i veti, i njohur për publikun, shoqëria e të cilëve është përfolur, por nuk është mohuar, nga asnjëra prej palëve. Pas këtyre ecejakeve të Edi Ramës, nëpër “rezidenca” e “kulla” të ndryshme - në Tiranë apo në periferi - të presim të mësojmë sa do të zgjasë “neoqetësia shpirtërore” e kreut mandatprerë të PS-së

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›