Vici i arte dhe energjite e shqiptareve
Me 1928 Roz Uajllder Llejn pershkruante ate qe do te ishte Shqiperia e sotme. Me 2011 ndersa Idhujt tane Vicat e Arte hyjne te varfer ne politike e dalin te pasur prej saj ne taksapaguesit pa te drejta harrojme se nga vete natyra jemi te lire jemi burim energjie te cilen mund ta perdorim per mireqenien tone.
Ne vitin 1928 gazetarja dhe shkrimtarja amerikane Roz Uajllder Llejn e cila ka jetuar ne Shqiperi rreth viteve 1921-1928 i pershkruante nje mikut te saj diplomat gjendjen ne Shqiperine e Zogut duke i thene se natyrisht qe atje ne Shqiperi eshte nje psikologji mesjetare Shteti jam une. Kjo eshte e paevitueshme per nje kryetar malesh familja e te cilit per shekuj ka qene Mati...
shte e cuditshme se sa ngjashmeri gjen ne pershkrimet qe Llejn i ben jetes politike e shoqerore shqiptare te asaj kohe me jeten politike e shoqerore te sotme. Jo me dukjen po me thelbin e saj. Sepse pergjate 92 viteve qe pasuan kushdo qe ka ardhur ne krye te Pushtetit ne Shqiperi i ka thene vetes Shteti jam une
Roz Uajllder Llejn ishte nje nga themelueset e levizjes se re liberale ne SHBA dhe u mbeti besnike bindjeve te saj deri ne fund te jetes jo si liberalet tane qe hane buken e turkut e bejne duane e kaurit.
Ne librin e saj Zbulimi i Lirise - beteja e njeriut kunder Autoritetit Llejn merret edhe me marredhenien e njerezve me Autoritetin ne kuptimet qe ka kjo fjale si njerez qe marrin nga te tjeret te drejten ligjore te bejne ligjin te funksionoje te qeverisin te komandojne te gjykojne te vendosin me pelqimin e te tjereve qe Te tjeret te jetojne e punojne te qete. Llejn shkruan ne kete liber se qeniet njerezore nga vete natyra jane te lira. Po ashtu ajo e konsideron cdo qenie njerezore si nje burim energjie te gjalle te cilen secili e perdor me vullnetin e vet sipas deshires e duke qene pergjegjes per te.
Po pse pyet ajo per mijera vite njerezit mbarten mbi shpine mallra apo njerez te tjere pastaj papritmas vetem ne nje shekull dhe vetem ne nje te gjashten e siperfaqes se tokes e ka fjalen per SHBA ata ndertuan hekurudha makineri aeroplane apo i trajtuan driten elektrike banjat prej porcelani dritaret e medha si minimumin e sendeve te domosdoshme
Pse njerezit per mbi gjashte mije vjet ecen kembezbathur me zhele me floke me morra me dhembe te palare e pastaj per me pak se nje shekull arriten te kene corape mendafshi te kuq buzesh floktore kostume pallto kremra pas rrojes brisqe rroje te sigurt
Sepse pergjigjet ajo per mijera vite njerezit i kishin perdorur keq energjine e tyre duke prodhuar shtepi te mjera e ushqime te varfra. Ndersa duke perdorur ne menyre te dobishme energjite e tyre pak njerez ne vetem tri breza arriten te krijojne nje bote krejt te re SHBA.
Sepse ata i perdoren ne menyre te dobishme lendet e para baze qe kishin rreth tyre - qe nuk kishin ndryshim nga lendet e para te vendeve te tjera te cilat njerezit i kishin pasur prej mijera vitesh rreth tyre - dhe e bene jeten e tyre me te sigurt me te shendetshme me te gjate me te rehatshme e me te kendshme.
Njeriu eshte nje burim energjie dhe e kontrollon vete energjine e tij. Vetem deshirat dhe vullneti yne mund te prodhojne energji mund ta kontrolloje ate.
Dhe secili prej nesh eshte pergjegjes per kete energji. Sepse nga vete natyra ne jemi te lire. Po qe te behemi te ndergjegjshem per kete fakt na duhet nje standard ndergjegjesimi i cili arrihet duke besuar ne dicka. Secili e kontrollon vete energjine e tij bazuar mbi besimin e tij.
Dhe qe te kontrollohet e te perdoret energjia e nje grupi te madh njerezish duhet qe ne kete grup te mbizoteroje nje besim i njejte. Qe prej fillimeve te njerezimit njeriu mendonte se nje fuqi e jashtezakonshme e emertuar Zot/Autoritet i paarritshem kontrollonte energjine e tij veprimet fatin e tij.
Per shekuj e shekuj madje edhe sot shume njerez kane bindjen se jeta e tyre varet nga shume apo nje Zot /Autoritet. Autoritetin ata e kane quajtur Shpirti i Madh Zeus Zoti i Abrahamit Krisht Allah Arsye Vullneti i masave Raca Superiore Vija e Partise e keshtu me radhe.
Njerezit kane adhuruar jo vetem Zota te paarritshem por edhe qenie njerezore te prekshme si ata vete te cilet i kane veshur me pushtetin e Autoritetit te paarritshem.
Sepse edhe dje edhe sot pak njerez pak shqiptare e dine qe nga vete natyra ne jemi te lire jemi burim energjie te cilen e kontrollojme vete.
Ashtu si dikur egjiptianet idhujtare adhuronin faraonin - perfaqesues i Zotit Diell mbi dhe shqiptaret idhujtare adhuruan Diellin Kanunin e Lekes apo nje mbret apo kater regjente apo diktatorin apo pastaj PD-ne e PS-ne.
Ashtu bene shqiptaret per gati 40 vjet me Enver Hoxhen dhe partine e Punes. Keshtu po bejne sot me Berishen apo Ramen me PD apo PS duke u dhene pushtetin e Autoritetit te paarritshem duke u falur lirine e energjite e tyre.
I kane adhuruar duke i besuar se ata do tu siguronin mireqenie per ta e familjet e tyre sipas premtimeve ne kete vend aq te pasur me burime minerale kafshe ujera pyje ajer te paster peizazhe te bukura ne Shqiperi.
Edhe pse kishim/kemi nje vend me shume burime minerale kafshe ujera pyje ajer te paster peizazhe te bukura ne shqiptaret per shekuj kemi jetuar ne varferi sepse nuk i perdorim energjite tona qe te mesojme e punojme si ti perdorin pasurite qe na rrethojne per te permiresuar ushqimin banesat jetesen tone e te familjeve tona.
Sepse edhe pse pretendojme se tani jemi te krishtere apo myslimane apo... ne fakt ne mbetemi idhujtare sepse ne shekuj u jemi bindur e vijojme te adhurojme Zota apo njerez te vdekshem si ne vete te cileve u kemi dhene pushtetin e Autoritetit te cileve u dhurojme energjite e lirine tone u paguajme me taksat tona nje jetese luksoze madje u ngreme edhe kenge e i kthejme ne idhuj. Ne kete menyre ne vete krijojme diktatoret tane.
Autoritetet e sotem te shqiptareve kontrollojne lirine dhe energjite tona duke shfrytezuar faktin qe ne shqiptaret i adhurojme e u bindemi verberisht. Sepse shumica e shqiptareve nuk e di se nga vete natyra jemi te lire se jemi burim energjie se e kontrollojme vete energjine tone dhe jemi pergjegjes per kete.
Perseri keto Autoritete tanime prej 20 vitesh i therrasin shqiptaret ne votime mitingje protesta greva qe asnjehere nuk u kane sjelle dobi shqiptareve qe i kane lene pa drita buze burimeve energjitike pa uje ne nje vend plot lumenj te varfer ne nje vend plot thesare. Sepse kaq shume energji eshte shpenzuar neper rruge e nuk eshte perdorur per te prodhuar mireqenie per shqiptaret po vetem ne dobi te Autoritetit.
Shqiptaret qe kane lindur ne nje vend te bekuar me shume mundesi per te ndertuar jetese te begate e te kendshme per ata e familjet e tyre lene punen dhe interesat e tyre e dalin ne sheshe votojne duke u dhuruar lirine dhe energjite Autoriteteve qe adhurojne duke i veshur me pushtet e duke paguar taksat u paguajne shpenzime luksi per familjet kostumet rojet makinat pushimet veset.
Solla shembull nga shoqeria amerikane sepse edhe politikanet tane e permendin shpesh Ameriken sepse ne cdo cast ne themi se e adhurojme demokracine amerikane e duam te mesojme prej saj ne shqiptaret qe si ne kohet primitive adhurojme Autoritetin pa guxuar ta gjykojme.
Para disa ditesh nje nga opinionistet tane shkroi se ambasadori amerikan perseri u gabua ne parashikimet e tij kur i ftoi qytetaret amerikane qe jane ne Shqiperi te mos iu afrohej zones se protestave se ja qe nuk pati dhune.
Po ja qe opinionisti u gabua se thelbi i shqetesimit te ambasadorit amerikan mendoj se nuk ishte ky. Ambasadori amerikan thjesht po bente detyren e tij karshi taksapaguesve amerikane qe gjenden ne Shqiperi si perfaqesues i shtetit te tij ne Shqiperi gje qe autoriteteve tona as ju ka shkuar ndonjehere nder mend.
Jo vetem kaq ne shqiptaret i sigurojme Autoritetit edhe Forcen - ushtrine policine - qe mendohet se ai duhet ta perdore per te na mbrojtur nga e keqja kurdo e ngado qe te vije qe ne te punojme e jetojme te qete. Autoritet harrojne se si ata dhe Forca e tyre mbahen me taksat qe paguajme ne shqiptaret per te na mbrojtur nga e keqja.
Dhe e perdorin Forcen kunder nesh taksa- paguesve per te mbrojtur veten prej nesh. Ne paguajme taksa per te mbajtur Autoritetin qe e kemi lene te kontrolloje energjite tona qe na nxit te dalim nga shtepia ne rruge kur te doje ai e na le vetem para grykeve te pushkeve qe edhe na hedh ne ere edhe na shan kokepalare. Ne i sigurojme Autoritetit edhe Forcen qe ai e mban me taksat tona.
Dhe ai na godet ne taksa-paguesve sepse nis ta perdore Forcen - ushtrine policine - per te mbrojtur jo me sigurine e shqiptareve po sigurine e tij. Energjite e lirine e shqiptareve i perdor pa na dhene me llogari. Sepse ende gjithe shqiptaret nuk e dine se nga natyra jane te lire jane burim energjie te cilen mund ta perdorin si te duan dhe per te miren e tyre.
Sepse me idhujtarine tone ne mbajme ne fron diktatoret tane.
Perdorimi i Forces nga Autoriteti na kthen nje dite ne viktima te kesaj Force ngaqe Autoriteti harron qe e mbajme ne me taksat qe i paguajme cdo muaj gjithe jeten deri sa na vret Vdekja apo Forca e Autoritetit. Nuk mendon te na jape llogari se si e perse i perdor lirine e energjine tone.
Na quan kokepalare sepse harron se dushin e shampot e tij i paguajme ne kokepalaret. Jo vetem kaq. Autoriteti vendos cili eshte gabim ke duhet te denoje kush do ti shperbleje viktimat si do ti perdore lotet tane.
Por gabimet harrohen denimi perfundon ne loje fjalesh dhe demshpermblimi i viktimave nuk eshte paguar ndonjehere nga fajtoret po eshte paguar nga shteti pra nga taksa e shqiptareve pra nga vete viktimat. Lotet gjithnje shkojne dem. Tani ne shqiptaret paguajme edhe per te mbajtur Autoritetin edhe per te demshperblyer viktimat e Autoritetit.
Po kete shumica prej nesh nuk e mendon ngaqe ne nuk e dime se perderisa paguajme taksa ne kemi te drejta qe Autoriteti duhet ti respektoje sepse ia kemi dhene ne statusin e Autoritetit.
Prej shekujsh shqiptaret nuk kane mundur te perdorin lirine energjite e tyre dhe pasurite qe i rrethojne ne menyre te efektshme per ta bere jeten e tyre me te sigurt me te shendetshme me te gjate me te rehatshme e me te kendshme ashtu si ne me pak se nje shekull munden ta benin amerikanet - qe shqiptaret i citojne gjithnje e perpiqen ti imitojne.
Sepse ndonese deklarojme se jemi te besimit mysliman apo kristian apo ... ne te vertete ne shqiptaret kemi mbetur idhujtare. Sepse njerez te vdekshem si ne vete i kemi kthyer ne Vicin e Arte objekt adhurimi i kemi veshur me pushtetin e Autoritetit u kemi falur me verberi lirine dhe energjite tona.
Me idhujtarine tone ne i kemi kthyer ne diktatoret tane. Ne shqiptaret ende nuk pyesim veten ne se u a kemi dhuruar kete liri dhe energji tonen i kemi veshur me pushtet u dhame Force dhe ata premtuan se do i perdorin per te na siguruar nje jete me te mire ne Shqiperi - se per kete ne paguajme taksa e u sigurojme jeten dhe luksin - pse atehere ka shekuj dhe 50 vjet dhe 20 vjet qe ne shqiptaret jemi populli me i varfer ne Evrope
Ndersa Idhujt tane Vicat e Arte te shqiptareve hyjne te varfer ne politike e dalin te pasur prej saj ne na lene gjithnje ne prapambetje. Sepse ne taksapaguesit pa te drejta harrojme - apo nuk e dime - se nga vete natyra jemi te lire jemi burim energjie te cilen mund ta perdorim per mireqenien tone.