Punonjesit e ujesjellesit prej dy muajsh pa paga

TROPOJ - Punonjesit e Ndermarrjes se Ujesjellesit ne qytetin Bajram Curri qe prej dy muajsh nuk kane marre pagat. Gjithashtu nuk jane derdhur as kontributet per sigurime shoqerore dhe shendetesore. Lajmin e bejne te ditur burime prane kesaj ndermarrjeje ne kete qytet te cilet deklarojne se qe prej muajit dhjetor nuk jane paguar per punen e kryer.
Punonjesit deklarojne se paga e fundit qe kane marre eshte ajo e muajit dhjetor te vitit te kaluar dhe tashme nuk jane paguar per muajt janar dhe shkurt edhe pse jemi ne fillim te marsit. Ne - thone ata - kemi bere here pas here kerkese per rritjen e pagave por nuk paguhemi as sa na jane miratuar. Paga minimale ne shkalle vendi eshte 19000 leke kurse ne paguhemi me pak cka bie ne kundershtim me vendimin e qeverise per pagat.
Punetoret deklarojne se nese nuk behet pagesa e dy muajve ne ditet e para te muajit mars ata do perdorin te gjitha mjetet demokratike per te kerkuar te drejtat e tyre pasi po kalojne dite te veshtira si pasoje e mospageses. Nderkohe qe burime prane institucionit te bashkise se qytetit bejne me dije se ne dy muajt e pare te vitit 2011 kjo ndermarrje ka pasur te ardhura shume te uleta dhe arketimet kane ardhur duke u ulur cka ka ndikuar ne vonesat qe po krijohen per mbledhjen e te ardhurave per levrimin e fondeve.
Pagesat jane teper te uleta dhe debitoret shtohen cdo dite - thote per Shekulli-n drejtori Bajram Gjongecaj. - Rreth 50 per qind e abonenteve familjare dhe 30 per qind e institucioneve buxhetore nuk e paguajne faturen e ujit. Te ndodhur perballe veshtiresive financiare duke filluar nga muaji janar e ne vazhdim do te aplikojme kamate vonesat dhe kemi filluar nderprerjen e furnizimit me uje per debitoret - citon drejtori Gjongecaj.