E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betonierja i merr jetën 30-vjeçarit

Një person ka humbur jetën dje paradite në kryeqytet, i përplasur nga një betoniere. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, kur viktima, një i ri rreth të 30-ave ka qenë duke ecur me motor. Ai është përplasur nga një automjet tip betoniere. Megjithëse është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, viktima nuk ka mundur të shpëtojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thanë se viktima është përplasur me betonieren teksa ishte duke dalë me motor nga një kthesë hyrëse e rrugës kryesore në Laprakë. Përplasja vdekjeprurëse nuk i ka lënë asnjë mundësi për mbijetesë të riut, i cili edhe pse i dërguar në Spitalin Ushtarak, ka ndërruar jetë. Policia e Tiranës po vazhdon hetimet për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›