Protestë në Librazhd, vdekja e 21-vjeçares nga ndotja e mjedisit
LIBRAZHD – Banorët e zonës së Librazhdit kanë zhvilluar dje një protestë lidhur me vdekjen e 21- vjeçares Blerina Balla duke argumentuar se shkak i vdekjes është ndotja dhe helmimi i mjedisit.
"Vendgrumbullimi i plehrave urbane, derdhjet e mbetjeve spitalore dhe pulat e ngordhura të hedhura nga pularia pranë, janë shkak i ndotjes e helmimit të mjedisit, që solli vdekjen e 21- vjeçares para katër ditësh dhe shqetësimet serioze tek disa banorë të tjerë të shtruar në spital", - pohuan për "G.Sh." banorët e fshatit Librazhd-Katund.
Në kuadër të kësaj proteste, që në orët e para të mëngjesit, ata kanëbllokuar mjetet që të derdhnin mbeturinat në vendgrumbullimin e përditshëm. Në mbështetje të banorëve ishte dhe kreu i komunës, Enver Shkurti.
"Leja për hedhjen e plehrave është dhënë në një mjedis tjetër, më larg, por vazhdojnë të hidhen këtu. Ne jemi të pafuqishëm ta frenojmë këtë dukuri me pasoja",- ka thënë ai.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)