E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat 2011-ta viti me i keq


Në shtator qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera financiare 22.5 milionë dollarë më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se ky është muaji i tretë gjatë këtij viti, pas majit dhe prillit, kur qeveria mbledh në buxhet më pak para se sa viti i kaluar.

Por këtë herë rënia është më e fortë. Nëse në maj dhe prill të ardhurat ranë respektivisht me 0.4 dhe 4.4 për qind, në shtator rënia krahasuar me vitin e kaluar ishte 7.4 për qind, ndër më të lartat historike. Pjesa dërrmuese e saj ka ardhur pikërisht nga tatimet dhe doganat, më saktësisht nga tre zëra, akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale.

Kur kanë kaluar 9 muajt e parë, 2011 është konfirmuar përfundimisht si viti më i keq i financave publike, të paktën në dekadën e fundit. Në total si 9 mujor të ardhurat janë rritur me vetëm 1.1 për qind, rritja më e ulët që nga viti 2001, dhe gati 5 herë më e vogël edhe se sa 2009-a, që është viti i dytë më i vështirë për financat e vendit.

Kjo situatë po e detyron qeverinë, që me borxhin në nivelet maksimale, të ndërmarrë shkurtime drastike të shpenzimeve, të cilat po godasin tërësisht investimet publike. Në shtator shteti investoi në ekonomi, vetëm gjysmën e parave që kishte parashikuar në buxhet. Ndërsa krahasuar me një vit më parë investimet muajin e kaluar ishin 2.2 herë më të ulëta.

Formula e menaxhimit të financave publike tani ka vetëm një parim; cdo mosrealizim në të ardhurat, kompensohet direkt në të njëtën masë me shkurtim tek investimet. Deri në shtator mosrealizimet vjetore janë 62 milionë dollarë, dhe për të kompensuar këtë, 43 milionë dollarë qeveria i ka hequr nga investimet publike, të cilat tani kanë arritur gati në nivelin e 2008-s.

Por nëse dhe tre muajt e mbetur të vitit të ardhurat do të vazhdojnë me këtë ritëm, arsimi, shëndetësia apo sektorë të tjerë do të shohin shkurtime të tjera fondesh.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kriza greke ndihet në Gjirokastër
Kriza në Greqi është ndjerë shumë në zonën e Gjirokastrës, ku janë të përqendruara ndërmarrje të përbashkëta, kryesisht në industrinë e fasonëve. Bode: Nuk i prekim taksat
Ministri i Financave, Ridvan Bode komenton për herë të parë në një intervistë për Top Channel zërat që vijnë nga disa ekspertë, kryesisht të majtë, për braktisjen e taksës së sheshte dhe rikthimin te taksat progresive, ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
METE: CEZ të shlyejë borxhet ndaj KESH-it
Ministria e Ekonomisë, në pamundësi për të bindur CEZ-in që të shlyente detyrimet ndaj KESH-it, është detyruar të rishikonte ligjin për “trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.
Amnistia, nuk zgjatet afati
Ministria e Financave ka bërë për herë të parë publike shifrat për ecurinë e  amnistisë tani që procesi ndodhet në mes të afatit. Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit  ankohen  se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.


Lajmet kryesore

Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Historia e një krimi shtetëror
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›