Video e grabitjes në Fier, policia proçedim penal për pronarin

Policia e Fierit ka nisur procedim penal për pronarin e argjendarisë së grabitur 4 ditë më parë nga persona te maskuar dhe me armë zjarri.
Mësohet se shtetasi Ilia Kabuçi akuzohet për tregim të sekretit shtetëror, pasi ai u ka shpërndarë personave të paautorizuar filmimet e videos së regjistrimit të vjedhjeve me armë përmes një usb-je.
Pamjet janë hedhur ne rrjetin youtube dhe janë transmetuar në disa media.